Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj, është arrestuar një person që dyshohet për lëndim trupor.

Në komunikatë bëhet e ditur se, i arrestuari 25 vjeçar dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, i dashuri i viktimës, e kishte sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime.

Policia shton se, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Ferizaj.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për lëndim trupor në Ferizaj

Me datën 29.11.2026, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor, i cili dyshohej se kishte ndodhur në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj.

Njësitet Reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me viktimën dhe një dëshmitare.

Dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, një 25-vjeçar, i dashuri i viktimës, e kishte sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit të palëve, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.