Mesfushori shqiptar, Etnik Brruti, ka lënë gjurmë në fitoren e Hajdukut ndaj Rudes, duke dhuruar një asist të bukur vetëm pak minuta pas inkuadrimit në lojë.

Hajduku ka regjistruar fitore me rezultat 4:1 ndaj Rudes, në kuadër të javës së 15-të të elitës së futbollit kroat, shkruan Indeksonline

Një kontribut të rëndësishëm në këtë triumf pati edhe Etnik Brruti. Mesfushori shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 84-t, por arriti të linte shenjë me një asist fantastik për bashkëlojtarin e tij, Martinin.

Brruti kishte mundësi të tentonte vetë goditjen drejt portës, por zgjodhi të pasonte, duke treguar altruizëm dhe duke i mundësuar Martinit të realizonte.

Golashënuesit për Hajdukun në këtë takim ishin Sego, me dy gola, si dhe Soticek dhe Martini, me nga një gol secili.

Në këtë ndeshje aktivizim pati edhe futbollisti tjetër shqiptar, Ron Raçi, i cili luajti nga minuta e parë deri në përfundim të takimit./Indeksonline/