Rreth 1,000 ushtarë amerikanë nga Divizioni i 82-të ajror i ushtrisë pritet të vendosen në ditët në vijim në Lindjen e Mesme.

Kështu kanë bërë të ditur burime zyrtare për CNN, transmeton IndeksOnline.

Një vendim i tillë vjen pas optimizmit të Trumpit që lufta është drejt fundit.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan deklaroi se Irani nuk do të përdorë armë bërthamore në këtë luftë.

Kjo i parapriu njoftimit se SHBA-ja ka përgatitur një plan 15-pikësh që synon t’i japë fund luftës.