Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në Kuvendin e Kosovës për Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Berisha ka thënë se askush s’duhet të frikësohet nga kjo Byro, meqë pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ky Projektligj tashmë ka rënë në vendin e vet dhe se vendimin për konfiskim të pasurisë e merr vetëm Gjykata.
“Ju badihava po transmetoni si ka me ju konfisku dikujt pasuria. Ju keni mëndu ose e keni paraqitë, se ka me e marrë shiritin e konfiskimit ma i keqi prej juve, e ma ia konfisku shpinë dikujt”, ka thënë Berisha, duke shtuar se kështu është bërë përpjekje për t’i frikësuar njerëzit.
Berisha ka thënë se Byroja s’do t’ia konfiskojë pasurinë askujt.
Ai është marrë edhe me ministren Donika Gërvalla duke i thënë se ka “nostalgji për të kaluarën e Enver Hoxhës”
“Qeto kategoritë që i përmenda, njerëzit e lirë, të djahtë, që punojnë, që kanë biznese, me i bo kulak edhe me u tutë na prej Enver Dugollit e Sali Zybës që po vijnë me na marrë shpinë”, ka thënë Berisha.
