Ngacmoi vazhdimisht ish-partneren, arrestohet një burrë në Gjakovë
Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar vazhdimisht ish-partneren e tij, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 16 prill 2026, rreth orës 22:45. Raporti thekson se është arrestuar një person i dyshuar, pasi “i njëjti në mënyrë të vazhdueshme ka shqetësuar ish-të dashurën e tij”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
