Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nisur një auditim performance me titull “Përfshirja dhe mbështetja e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore në Kosovë”. Ky auditim, që mbulon periudhën 2022-2025, vjen si pjesë e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026 të ZKA-së.
Qëllimi i këtij auditimi është të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë krijuar dhe zbatuar në mënyrë efektive mekanizmat e nevojshëm për mbështetjen e këtyre nxënësve. Gjithashtu, do të analizohet nëse këta mekanizma kanë garantuar cilësinë dhe efektivitetin e procesit mësimor në klasë.
Në fushëveprimin e këtij auditimi përfshihen Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Drejtoritë Komunale të Arsimit në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë, si dhe disa shkolla fillore në këto komuna. Gjithashtu, Inspektorati i Arsimit mund të jetë pjesë e k këtij vlerësimi.
