Toni Kroos ironizon Barcelonën për Ligën e Kampionëve
Toni Kroos, ish-futbollisti i Real Madridit, ka komentuar së fundmi paraqitjet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti gjerman ka bërë një deklaratë ironike, duke theksuar se skuadra katalanase nuk mund ta fitojë kurrë këtë trofe prestigjioz.
Ai e shpjegon këtë me faktin se, sipas tij, Barcelona lejon shumë hapësira në mbrojtje, gjë që po i kushton shtrenjtë në ndeshjet e rëndësishme.
“Barcelona nuk do ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve nëse nuk pushon së lënies së hapësirave të mëdha pas mbrojtjes”, ka deklaruar Kroos.
