Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikëve.

Lajmin për Ekonomia Online ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve.

“Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikeve. Përveç drogës është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve. Në këtë rast pritet të ketë arrestime. Në vend të ngjarjes janë njësiti anti-drogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitet relevante bashkë, me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë”, tha Nikçi.