Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya.

Ky takim u organizua nën patronatin e ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, shkruan IndeksOnline.

“Gjatë takimit, u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë.

Diskutuam gjithashtu për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin që ato kanë në rajonin tonë dhe më gjerë” shkroi Konjufca.