Sërish armë dhe pajisje ushtarake në veri: Sveçla jep detaje
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme janë gjetur armë, pajisje ushtarake dhe granata dore në veri të vendit.
Këto mjete u zbuluan në dy lokacione të ndryshme në Komunën e Zubin-Potokut.
Përmes një postimi në platformat sociale, Sveçla theksoi: “Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot. Sërish, në dy lokacione të komunës së Zubin Potokut, janë gjetur armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, drejt kontrollit pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen e plotë të çdo elementi kriminal.”
