**Trump: Irani nuk mund ta shantazhojë SHBA-në me Ngushticën e Hormuzit**

Donald Trump ka paralajmëruar Iranin që të mos i “shantazhojë” Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) lidhur me Ngushticën e Hormuzit. Kjo vjen pasi Teherani, fillimisht, kishte kërcënuar me mbylljen e kësaj rruge ujore jetike për transportin detar, por më pas duket se e ka ndryshuar qëndrimin.

Megjithatë, presidenti amerikan ruajti sërish një ton pozitiv, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje me Iranin mund të jetë e arritshme, raporton TheGuardian, përcjell Gazeta Express.

“Ata [Irani] u treguan pak dinakë, siç kanë bërë prej 47 vitesh,” u shpreh Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Po flasim me ta. Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën – e dini, siç kanë vepruar prej vitesh – dhe nuk mund të na shantazhojnë,” shtoi Trump.

Ai vazhdoi: “Në fakt po shkon shumë mirë, dhe do të shohim, por do të kemi disa informacione deri në fund të ditës.”