Finalja e Big Brother VIP 5 ka nisur, ku Miri, Mateo, Rogert dhe Selin garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Të pyetur nga moderatori Ledion Liço se çfarë do të bënin me paratë nëse do të shpalleshin fitues, finalistët ndanë planet e tyre.
Mateo shprehu emocionet e forta të ditës, duke vlerësuar realizimin spektakolar të produksionit. Lidhur me çmimin, ai theksoi nevojën për një shtëpi në Tiranë, ku të jetojë me bashkëshorten e tij.
Miri, i cili ndau ndjenja nostalgjie dhe melankolie për përfundimin e rrugëtimit në shtëpi, deklaroi se në rast fitoreje, çmimin prej 100 mijë eurosh do ta ndante me familjen e tij, atë të Landit, të Dr. Florit, si dhe familjen në Shqipëri e atë në Gjermani.
Rogerti, pas disa batutash me Mirin, u shpreh se paratë do t’i depozitonte direkt në bankë për djalin e tij, me qëllim që t’i ruheshin deri në moshën 18-vjeçare, duke e lënë atë të lirë të vendosë vetë çfarë të bëjë me to.
Selin reflektoi mbi eksperiencën e saj, duke e cilësuar si “super të çuditshme” dhe plot momente nostalgjike. Ajo theksoi se një pjesë të çmimit do t’ia dedikonte familjes, me dëshirën për t’u ribashkuar dhe për të mos u ndarë më kurrë, ndërsa një pjesë tjetër do të shkonte për shtëpinë e fëmijës, një amanet i lënë nga gjyshi i saj.
