**IHMK: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara nesër, ja sa do të jenë temperaturat**
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për ditën e nesërme, e diel, 19 prill 2026.
Sipas IHMK-së, dita e diel do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë vlerat 19 deri në 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.
