Selina fiton edicionin e këtij viti të spektaklit Big Brother VIP Albania
Selina ka fituar edicionin e këtij viti të spektaklit Big Brother VIP Albania. Pas një rrugëtimi të gjatë e plot sfida, ajo triumfoi në finalen e madhe, duke siguruar çmimin prej 100 mijë eurosh. Fitorja e saj u prit me entuziazëm të madh nga publiku dhe mbështetësit, të cilët e kurorëzuan si personazhin më të votuar të këtij edicioni.
