Vedat Muriqi ka publikuar një video interesante në profilin e tij në Instagram, ku i referohet edhe Kombëtares së Kosovës.
Ai postoi bashkëlojtarin e tij te Mallorca, Samu Costa me fanellën e Kosovës.
“Vamos Kosova” ishte reagimi i tij në këtë video, ndërsa në përshkrim Muriqi shkroi me humor: “Gjyshi yt ka lindur në Prizren, apo jo?”, duke bërë një shaka që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.
