Është raportuar se ka pasur tensione në Pejë, pas ndeshjes Rilindja 1974 – Vëllaznimi në Ligën e Parë.
Thuhet se disa tifozë të skuadrës gjakovare janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Arsye për këtë thuhet të jetë presioni i tyre ndaj lojtarëve të Vëllaznimit, pasi tifozët shkuan te zhveshtorja e skuadrës gjakovare, për të kërkuar llogari.
Raportohet më tutje se ka pasur edhe hedhje të gazit lotsjellës, për të shpërndarë turmën.
Kjo pasi ndeshja në Pejë, mes Rilindjës dhe Vëllaznimit u mbyll 1-1.
Ky barazim i lëndon gjasat e Vëllaznimit për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm. Vëllaznimi mbeti në vendin e pestë me 58 pikë, katër më pak se vendi i parë, që mbahet nga Dinamo e Ferizajt./GazetaExpress/
