Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar  Projektligjin  për Shtetësinë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinofci tha se ky projektligj është aprovuar në komision dhe se i njëjti tash do të shqyrtohet edhe në komisione të tjera.

Bajqinovi tregoi edhe rëndësinë e projektligjit për shtetësinë.

“Po është aprovuar ligji për shtetësi dhe tashmë do të shkojë edhe në komisione tjera një ligj i rëndësisë së veçantë e po ashtu edhe ligji për lëndët plasëse tash është në diskutim. Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Republikës së Kosovës një pjesë e madhe e tyre që jetojnë jashtë vendit dhe kanë dhe kanë hjek dorë nga shtetësia e Kosovës për shkak se shteti të cilin e kanë pas obligim që t’i largojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës tash me një kërkesë do t’u kthehet shtetësia, ndërsa deri më sot ky ligj për rikthimin e shtetësisë duheshin disa dokumente për ta rikthyer shtetësinë, pra ka qenë një burokraci e cila tashmë do të jetë e panevojshme. Është një ligj i rëndësisë së veçantë që prek shumë njerëz. Po ashtu bën edhe që më shuëm qytetarë që jetojnë këtu e bën një zvogëlim të një kohe të caktuar për verifikimin e  lejeqëndrimit për shtetësi”, ka thënë ai.

Bajqinovci ka folur edhe për projektligjin për lëndët plasëse , duke thënë se edhe ky ka një rëndësi të veçantë sepse rregullon edhe çështjet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Po ashtu e kemi edhe ligjin për lëndët plasëse i cili është shumë i rëndësishëm dhe rregullon edhe çështjet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme ku ka të bëj me eksploziv ku do të rregullohen format”, ka thënë ai.