Nën masa të rrepta sigurie, ka nisur seanca gjyqësore për rastin Capat–Sekiraqa, duke reflektuar ndjeshmërinë dhe profilin e lartë të këtij procesi.

Në ambientet e gjykatës janë shtuar forcat policore dhe kontrollet e detajuara.

Ndryshe përleshja që kishte filluar në muajin mars të vitit 2024 në Prishtinë në mes grupit “Capat” dhe “Sekiraqa” u kulmua me 1 shtator në lagjën “Aktash” ku grupet patën një përleshje më armë zjarri nga e cila u gjuajtën mbi 100 plumba, e ku mbeti i vrarë në vend një person, kurse 5 të tjerë të plagosur.