Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje politike për të zgjeruar kriteret e sanksioneve ndaj Iranit, duke përfshirë tashmë individët dhe subjektet përgjegjëse për pengimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas burimeve diplomatike për agjencinë e lajmeve Reuters, ky vendim vjen si pasojë e bllokimit të kësaj pike kyçe strategjike nga ana e Teheranit, veprim që ka ndërprerë rreth një të pestën e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG).
Diplomatët e BE-së konfirmuan se ambasadorët kanë rënë dakord për ndryshimin e regjimit të sanksioneve. “Ne do të ndryshojmë kriteret në mënyrë që të listojmë personat dhe entitetet që mbajnë përgjegjësi për obstruksionin në Hormuz,” deklaroi një prej tyre.
Zbatimi: Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) do të ketë nevojë për disa javë kohë për të përgatitur listat e reja të emrave.
Kompetencat: Ndërsa EEAS merret me listimin e individëve dhe kompanive, Komisioni Evropian do të menaxhojë kufizimet në nivel sektorial.
Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nisi më 28 shkurt, pas fillimit të konfliktit SHBA-Izrael kundër Iranit. Megjithëse Irani e deklaroi shkurtimisht ngushticën të hapur të premten e kaluar ku kaluan më shumë se një duzinë cisternash – situata mbetet tejet e tensionuar./a2cnn
