AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku u diskutua për procesin e brendshëm zgjedhor dhe zhvillimet aktuale politike në vend, partia shprehu shqetësimin e saj.

AAK theksoi se mungesa e rezultateve nga qeverisja aktuale, bashkë me mungesën e një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Gjithashtu, në njoftimin e lëshuar nga AAK, bëhet e ditur se procesi zgjedhor në nivel degësh pritet të përfundojë më 10 maj. Ky proces do të kulmojë më 24 maj me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor, ku do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të Aleancës.