Reagimi i Blerim Sallahut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: “I lumtur si asnjëherë më parë”

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim lidhur me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani. Sipas Gjykatës Kushtetuese, dekreti presidencial nuk prodhon asnjë efekt juridik. Më tej, vendimi thekson se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë një afat prej 34 ditësh për të zgjedhur presidentin e ri.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar këshilltari ligjor i kryeministrit Albin Kurti, Blerim Sallahu. Ai ka deklaruar se ndihet “i lumtur si asnjëherë më parë në jetën e tij” pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim të plotë, Sallahu shkroi:

“Kam qenë shumë i lumtur kur rrëzuam Qeverinë Hoti në Gjykatën Kushtetuese, por si asnjëherë më parë në jetën time ndihem krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë pjesë shumë e rëndësishme në rrëzimin e këtij dekreti antikushtetues me tendenca për përmbysjen e rendit kushtetues!”