Fundi i Mosmarrëveshjeve: Rogerti dhe Miri Përqafohen në Festën e “BBVA”-së

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Rogerti dhe Miri patën mosmarrëveshje të shumta, të cilat shpeshherë degjeneruan në debate të ashpra. Madje, në raste të veçanta, fjalori i përdorur ishte i papërshtatshëm dhe ofendues.

Megjithatë, duket se gjithçka ka qenë pjesë e dinamikës së lojës televizive.

Mbrëmjen e kaluar, gjatë festës së organizuar nga produksioni i “BBVA”-së, dyshja është parë të përqafohet, duke lënë mënjanë të gjitha divergjencat e mëparshme. Ky moment shënon një pajtim mes dy protagonistëve, duke treguar se tensionet e shkuara janë kapërcyer.

Burimi: Indeksonline.