Seanca e jashtëzakonshme për çmimin e energjisë elektrike ka mbledhur deputetët e Kuvendit.
Sipas raportimeve të Ekonomia Online, kryesuesja e seancës, deputetja Albulena Haxhiu, hapi punimet e kësaj mbledhjeje të jashtëzakonshme. Pika e vetme e rendit të ditës ishte “Çmimi dhe faturimi i energjisë elektrike për konsumatorët”. Kërkesa për mbajtjen e kësaj seance ishte parashtruar nga 42 deputetë.
