**Mustafa: Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje vetëm pse Vetëvendosja synon të emërojë kryeprokurorin dhe drejtorin e AKI-së përmes një Presidenteje Ushtruese Detyre**

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Vjosa Osmanit.

Ai ka shkruar në platformën Facebook se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje vetëm pse Lëvizja Vetëvendosje dëshiron ta bëjë Albulena Haxhiun ushtruese të detyrës së Presidentes.

Kjo, sipas Mustafës, me qëllim që të emërohen kryeprokurori, drejtori i AKI-së dhe të caktohet data e zgjedhjeve sipas dëshirës së Albin Kurtit.

“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje vetëm pse një parti dëshiron ta bëjë Albulena Haxhiun ushtruese të detyrës së Presidentes, për të emëruar kryeprokurorin, drejtorin e AKI-së, dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve sipas preferencave të Albinit,” ka thënë Mustafa.