Komiteti i Arbitrave në Spanjë ka konfirmuar zyrtarisht se vendimi i gjyqtarit Munuera Montero për ta ndëshkuar me karton të kuq mesfushorin e Real Madridit, Fede Valverde, ka qenë i drejtë.

Pas analizimit të rastit, organi përgjegjës për arbitrat ka dalë në përfundimin se vendimi për përjashtim ishte në përputhje me rregullat, duke i dhënë mbështetje të plotë gjyqtarit të ndeshjes, shkruan Indeksonline

Ky vendim pritet të mbyllë debatet që u hapën pas ndeshjes, ku pati diskutime të shumta rreth ashpërsisë së ndërhyrjes dhe korrektësisë së vendimit.

/Indeksonline/