Përplasje e Fortë në Euronews Albania: Dritan Hila largohet nga Studio Pas Debate me Albatros Rexhajn
Këtë të mërkurë, në emisionin “Now” të Euronews Albania, u zhvillua një debat i tensionuar mbi fenomenin e korrupsionit. Mes të ftuarve ishin analisti Dritan Hila dhe Albatros Rexhaj. Një përplasje e fjalëve shpërtheu mes tyre që në fillim të emisionit, e fokusuar mbi kulturën e korrupsionit në disa vende evropiane, në raport me kontekstin shqiptar.
Debati arriti kulmin me shkëmbimin e replikave të ashpra, ku Dritan Hila deklaroi: “Ti nuk e njeh historinë, nuk e di se për çfarë po flet. Po më tregon përralla. Kur je injorant në këtë çështje, mos u përfshi.”
Albatros Rexhaj iu përgjigj menjëherë: “Ti nuk i njeh ata, ti nuk ke lidhje. As gjuhën e tyre nuk e njeh.”
Menjëherë pas këtij shkëmbimi, Hila, i acaruar, u largua nga studioja, duke e lënë emisionin në mes.
