**Gjysmëfinalet e ProCredit Superligës: Gjithçka ende e hapur!**
Faza play-off e ProCredit Superligës së basketbollit hyn në momentet e saj më vendimtare, me zhvillimin e takimeve të dyta gjysmëfinale, të cilat pritet të jenë edhe më emocionuese.
Në takimet e para, skuadrat KB Bashkimi dhe KB Trepça siguruan fitore të rëndësishme, duke marrë epërsinë në seri. Megjithatë, tashmë fokusi zhvendoset në Prishtinë dhe Pejë, ku priten përballje edhe më të forta dhe intensive, ndërsa fati i finalistëve mbetet ende i hapur.
KB Bora dhe KB Peja do të kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht përkrahjen e tifozëve vendas për të barazuar serinë, duke rikthyer shpresat për finalen. Nga ana tjetër, Bashkimi dhe Trepça synojnë fitoret e dyta, të cilat do t’i afronin vetëm një hap larg finales së madhe.
Takimet e para në të dyja çiftet gjysmëfinale u karakterizuan nga një rivalitet i theksuar dhe u vendosën nga detajet më të vogla, çka premton një dramë edhe më të madhe dhe luftë sportive të palodhshme në vazhdim.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në palestrat sportive, ku çdo posedim topi mund të jetë vendimtar në garën për një vend në finale.
**Programi i takimeve gjysmëfinale:**
**E shtunë**
19:30 KB Bora – KB Bashkimi
**E diel**
19:30 KB Peja – KB Trepça
