Çmimet e Karburanteve: Dieseli 1.66 Euro, Benzina 1.44 Euro
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar sot përditësimin e çmimeve të karburanteve.
Sipas njoftimit, çmimi i dieselit për ditën e sotme është përcaktuar në 1.66 euro për litër. Benzina, nga ana tjetër, shitet deri në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi i lëngshëm (LPG) kushton 0.86 euro për litër.
Këto çmime kanë mbetur të pandryshuara që nga dita e djeshme, duke ruajtur të njëjtin nivel edhe prej ditës së parë të kësaj jave.
