Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një 23-vjeçar, me inicialet R.K., i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se ka kryer vjedhjen në një shtëpi në kryeqytet.

Pas marrjes në pyetje, 23-vjeçari, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Gjithashtu, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit.