Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit do të zhvillohet më 21 maj, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.
Sot, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të të dy klubeve, është bërë tërheqja e shortit për përcaktimin e skuadrës që do ta ketë statusin e vendasit në këtë ndeshje finale, njofton FFK-ja.

Sipas shortit të hedhur, ky rol i është caktuar Ferizajt.
Ky përcaktim nënkupton që skuadra ferizajase do ta ketë të drejtën e zgjedhjes së fanellave, në rast përputhjeje ngjyrash, si dhe do të vendoset në bankinën dhe anën e stadiumit të përcaktuar për skuadrën vendase, sipas rregullores së garave. /Gazeta Express
