Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar informata nga Policia e Kosovës se  në fshatin Mramor, Komuna e Prishtinës, dje ka pas të shtëna me armë dhe se personat e involvuar në këtë vepër penale janë zyrtarë policor, jashtë detyrës zyrtare, ndërsa vepra penale dyshohet është kryer me armën zyrtare të policisë.

IPK ka zhvilluar menjëherë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policor nga Stacioni Policor “Veriu” Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, të cilët janë të dyshuar vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe IPK ka rekomanduar suspendimin tyre.