Haxhiu kritikon opozitën dhe ironizon me gazetarët gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila ka për qëllim zgjedhjen e Presidentit, ka nisur punimet e saj.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në hapje të seancës u shpreh se opozita “vazhdon të mos jetë pjesë e saj”.
Megjithatë, Haxhiu vlerësoi punën e gazetarëve që kanë mbuluar të gjitha seancat në Kuvendin e Kosovës.
Më tej, ajo bëri edhe një vërejtje me ironi, duke iu drejtuar atyre: “Veç t’ju marrë juve e t’ju sjell këtu me votuar”.
