**Mushkolaj i reagon Vjosa Osmanit: Ligjëratë nga shkatërruesja e LDK-së**

Analisti politik Imer Mushkolaj i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si “shkatërruese të LDK-së”. Reagimi i Mushkolajt vjen pas një mesazhi video të publikuar nga Osmani sot në rrjetet sociale.

“Ligjëratë nga shkatërruesja e LDK-së,” ka shkruar Mushkolaj.

Në videon e saj, ish-presidentja Osmani theksoi se “rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli”. Ajo bëri thirrje për bashkim dhe lëshoi mesazhe që u interpretuan si kritikë ndaj qeverisë aktuale ose kryeministrit Albin Kurti.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë. Mbrëmë ka qenë natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe në momente shumë më të rënda. Ka ardhur momenti që të japim dashuri për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft me urrejtje, përçarje, ndjellje të frikës, mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashuri për njëri-tjetrin dhe vendin tonë; aty ku ka frikë, duhet të sjellim shpresë; aty ku ka propagandë e shpifje, duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision, sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli,” tha Osmani.