Producenti i njohur muzikor Qelik Lipa është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e bukur ai e ka ndarë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një foto prekëse: dora e vogël e djalit të tij që shtrëngon gishtin e të atit.

Mësohet se ai dhe partnerja e tij, Jetlira, e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Liam. Fëmija ka ardhur në jetë në Spitali Amerikan.

Pas këtij lajmi, çifti ka marrë urime të shumta nga figura të njohura të skenës shqiptare, përfshirë Luiz Ejlli, Kida, Fifi dhe Shkurte Gashi, ndër të tjerë.

Ky moment shënon një kapitull të ri dhe të rëndësishëm në jetën personale të producentit. /GazetaExpress/