Havolli: Marrëveshja LDK-Osmani do të përcaktohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se marrëveshja midis LDK-së dhe Presidentes Vjosa Osmani pritet të sqarohet dhe të marrë formë brenda një kohe të shkurtër.

Në një intervistë për emisionin “Click” të RTV21, Havolli theksoi: “Marrëveshja mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit është një çështje që do të përcaktohet brenda ditëve në vijim. Nuk e kam këtë informacion nëse janë takuar kryetari Abdixhiku dhe Presidentja Osmani.”

Ai nuk konfirmoi nëse ka pasur ndonjë takim mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe Presidentes Osmani, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve konkrete në ditët në vijim.