**Ukaj i LDK-së, kërkesë për Abdixhikun: Agim Veliu të përfshihet në listën e kandidatëve para “të larguarve”**
Xhavit Ukaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i ka bërë thirrje kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, si dhe kryesisë, që në prag të zgjedhjeve të reja, të përfshijnë në listën e kandidatëve për deputetë edhe ish-ministrin dhe ish-deputetin Agim Veliu.
Në një shkrim në Facebook, Ukaj theksoi se Abdixhiku, në “procesin e bashkimit të së djathtës”, duhet të përfshijë fillimisht Agim Veliun në listë, dhe më pas “të larguarit”, duke iu referuar, pa i përmendur emrat, ish-presidentes Vjosa Osmani dhe personave të tjerë që mund të rikthehen në radhët e LDK-së.
“Thirrje/Kërkesë Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë Qendrore. I nderuar Kryetar, Ju bëj thirrje që në procesin e bashkimit të së djathtës në LDK, të keni parasysh fillimisht futjen në listë të Agim Veliut, e pastaj të futen në listë të larguarit dhe të gjithë ata ose ato kandidatë potencialë që dëshirojnë të na bashkangjiten. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj,” shkroi ish-deputeti.
