Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se po i afrohet fundit të karrierës së tij, duke theksuar se synon ta shijojë çdo moment në fushë.
Në një deklaratë të fundit, ai u shpreh: “Fundi i karrierës sime po afrohet… le ta shijojmë çdo ndeshje”, shkruan Indeksonline
Ronaldo theksoi se motivimi i tij shkon përtej së tashmes, duke përfshirë edhe brezat e kaluar dhe ata që do të vijnë: “Vazhdoj të luaj jo vetëm për këtë brez, por edhe për atë të mëparshmin dhe atë që do të vijë. E shijoj ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje, vit pas viti, edhe pse po i afrohem fundit të karrierës. Ky është një fakt”.
❤️🩹 Cristiano Ronaldo: “The end of my career is getting closer… let’s enjoy every game”.
“I keep playing not only for this generation, but also for the previous one and the one coming next. I enjoy it day by day, game by game, year by year, even as I get closer to the end of my… pic.twitter.com/q66daTag8Q
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 30, 2026
Sulmuesi 39-vjeçar nënvizoi se dëshiron ta mbyllë karrierën në nivelin më të lartë të mundshëm: “Karriera ime ka qenë e shkëlqyer dhe dua të vazhdoj kështu. Ende e shijoj lojën, vazhdoj të shënoj gola… por mbi të gjitha, bëhet fjalë për të fituar. Dhe ne duam shumë ta fitojmë ligën”.
Kujtojmë që Ronaldo mbrëmë shënoi golin e tij të 970 në karrierë./Indeksonline./
