**Aksident tragjik në Gjakovë: Një punëtor humb jetën pasi u zënë nga kamioni**

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Meqë të Gjakovës, duke i marrë jetën një punëtori.

Shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin e rëndë, duke shkaktuar rrëshqitjen e tij. Si pasojë, një punëtor humbi jetën në vendngjarje.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka deklaruar se: “Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor, i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të.”

Pas ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, përfshirë njësitet policore, ndihmën e shpejtë dhe zjarrfikësit, është konstatuar se personi fatkeq kishte ndërruar jetë.