Një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë janë dërguar në spital pas një sulmi me raketa në zonën Nahariya, në veri të Izraelit. Këtë e bëri të ditur shërbimi i urgjencës Magen David Adom (MDA), ndërsa lajmi u raportua nga BBC dhe u transmetua nga Gazeta Express.

Shërbimi mjekësor theksoi se 25 persona janë shtruar në spital. Një burrë rreth moshës 50-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda nga copëza metalike (shrapnel) në gjymtyrë.

Më tej, u theksua se 13 persona pësuan lëndime të lehta nga shpërthimi dhe copëzat metalike, ndërsa 11 të tjerë kanë shfaqur shenja ankthi.

Mediat izraelite raportuan se raketat ishin qëlluar nga Libani. Detaje të tjera do të publikohen sipas zhvillimeve.