Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresmenët amerikanë, Keith Self, së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, “për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve që shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO”.

Në postimin e tij, Haradinaj tutje ka shkruar:

“Një mirënjohje e veçantë për “Albanians for America”, Harry Bajraktarin dhe Gino Mulliqin, si dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që po angazhohen dhe po e mbështesin fuqishëm kauzën e Kosovës në institucionet amerikane, në veçanti në Kongresin Amerikan.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe garantimit të sigurisë së saj.

Prezenca jonë politike si shtet në institucionet amerikane është jetike për ne, sidomos në këtë kohë”.