**A e forcon përkëdhelja lidhjen prind-fëmijë?**
Përkëdhelja e dashur e foshnjës është thelbësore për zhvillimin e saj. Por a keni menduar ndonjëherë pse përkëdhelja ka kaq shumë rëndësi? Kompania ndërkombëtare HiPP prezanton disa arsye pse ajo nuk duhet t’i mungojë kurrë foshnjës suaj.
**Përkëdhelja ofron siguri**
Që në lindje, nëse foshnja juaj nuk i kupton ende fjalët, përkëdhelja është mënyra perfekte për t’i dhënë sigurinë e duhur pa folur. Përmes përqafimit, ju si prindër dhuroni dashuri dhe ngrohtësi. Kështu, foshnjat nuk ndihen vetëm dhe mësojnë se ju jeni aty për to dhe kujdeseni.
**Përkëdhelja ka efekt qetësues**
Kontakti fizik shpesh bën mrekulli për të vegjlit tuaj. Veçanërisht kontakti lëkurë me lëkurë ka një efekt thellësisht qetësues për fëmijën. Edhe prekjet e vogla, si vendosja e dorës suaj në barkun e foshnjës ndërsa e ndërroni, do t’i japin fëmijës një ndjenjë sigurie. Është veçanërisht ngushëlluese për foshnjat të shtrihen në gjoksin e zhveshur të prindit, pasi rrahjet e zemrës së nënës janë tashmë të njohura dhe të besueshme nga koha e qëndrimit në barkun e saj.
**Përkëdhelja forcon lidhjen prind-fëmijë**
Përkëdheljet e shpeshta do të ndikojnë pozitivisht që herët në marrëdhënien midis prindërve dhe foshnjës. Dashuria e ndërsjellë i bën të dyja palët të ndihen mirë dhe nxit ndjenjën e përkatësisë. Prandaj, është thelbësore ta përkëdhelni foshnjën si familje, në mënyrë që ajo të ndjejë herët se nëna dhe babai janë pjesë e pandarë e botës së saj.
