Donald Trump ka njoftuar se do të rrisë tarifat për makinat dhe kamionët që vijnë nga Bashkimi Evropian në 25%.

Në një postim në Truth Social, presidenti ka kritikuar BE’në, duke thënë se kjo e fundit ‘’nuk po e respekton marrëveshjen tregtare’’, raporton TheGuardian.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se, bazuar në faktin që Bashkimi Evropian nuk po respekton marrëveshjen tregtare për të cilën kemi rënë plotësisht dakord, javën e ardhshme do të rris tarifat që i ngarkohen Bashkimit Evropian për makinat dhe kamionët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Tarifa do të rritet në 25%. Është plotësisht e kuptueshme dhe e dakorduar që, nëse ata prodhojnë makina dhe kamionë në fabrika në SHBA, nuk do të ketë ASNJË TARIFË. Shumë fabrika për automjete dhe kamionë janë aktualisht në ndërtim, me mbi 100 miliardë dollarë investime, një rekord në historinë e prodhimit të makinave dhe kamionëve. Këto fabrika, të stafuar me punëtorë amerikanë, do të hapen së shpejti nuk ka pasur kurrë diçka të tillë si ajo që po ndodh sot në Amerikë!”