Arber Hoxha ka shënuar golin e radhës me Dinamo Zagrebin.

Futbollisti kosovar i dha epërsinë Dinamos në ndeshjen kundër Goricës, qysh në minutën e pestë.

Ky ishte goli i shtatë sezonal për Arbër Hoxhan, krahas edhe pesë asistimeve, derisa Dinamo Zagrep javën e kaluar është shpallur kampion i Kroacisë./IndeksOnline/