Aciditeti dhe problemet me
fryrjet në stomak janë jo vetëm bezdisëse por shkaktojnë parehati të madhe.

Aciditeti në stomak
shoqërohet me një ndjesi djegieje në kraharor.

Goja merr shije të athët ndërkohë që fyti acarohet si pasojë e tij.

Një prej shkaqeve kryesore
të aciditetit të lartë në stomak është ngrënia e shpeshtë e ushqimeve të
përpunuara dhe jo të freskëta.

Megjithatë, nuk
përjashtohen mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e rregullt, pirja e
tepërt e alkoolit dhe stresi.

Farat e karafilit janë të
pranishme gjerësisht në traditën e kuzhinës shqiptare dhe gjenden edhe në
markete.

Përveç shijes së mirë dhe karakteristike
në gatim, ato përdoren edhe në mjekësinë popullore.

Farat e karafilit
rekomandohen kundër dhimbjeve të kokës, diabetit, infeksioneve nga mikrobet,
sinozitit, gripit dhe të ftohurës.

Ato forcojnë sistemin
imunitar, mbrojnë mëlçinë dhe përmirësojnë dendësinë kockore.

Këto fara plot aromë përmirësojnë
higjenën e gojës dhe largojnë erën e keqe të saj.

Një nga përdorimet më popullore të këtyre farave është kundër aciditetit dhe fryrjeve në stomak.

Kjo erëza nxit prodhimin e
pështymës, lehtëson lëvizjen e ushqimit në stomak, përmirëson tretjen dhe
qetëson menjëherë urthin.

Karafili eliminon acidin e
tepërt të prodhuar në stomak dhe e qetëson atë.

Si mund t’i përdorni farat e karafilit kundër aciditetit të lartë

Ju mund të kafshoni një
farë karafili dhe ta mbani në gojë.

Lëngu i çliruar prej saj
do të zbusë menjëherë urthin dhe do t’ju qetësojë.

Një mënyrë tjetër është ta
përtypni farën e karafilit pas çdo vakti për të zbutur gjasat e aciditetit të
lartë dhe shqetësimeve të krijuara prej tij.

Ushqime të tjera që ndihmojnë kundër aciditetit

Rekomandohen gjethet e borzilokut, farat e koprës, uthulla e mollës, xhenxhefili si disa prej produkteve më efikase kundër aciditetit të lartë.

Nëse vuani nga aciditeti i
lartë, ju duhet të ecni mjaftueshëm gjatë ditës, të qëndroni larg duhanit, të
visheni lirshëm, të mbani trupin drejt dhe të mos hani ushqime pikante.