Bora ka fituar gjysmëfinalen e katërt të play-offit ndaj Bashkimit, dhe ka barazuar serinë në 2-2.
Një dramë e madhe u zhvillua në Prishtinë, ku Bora triumfoi pas vazhdimeve me rezultat 104-99, shkruan IndeksOnline.
Një ndeshje fantastike u zhvillua gjatë gjithë ndeshjes, ku rezultati pas katër pjesëve ishte i barabartë, 85-85, dhe fituesi u përcaktua në vazhdime.
Basketbollisti i Bashkimit, Shannon Shorter ishte më i dalluari, me 30 pikë të shënuara, derisa te Bora u dallua Tyler Cheese, me 27 pikë.
Skuadra finaliste do të mësohet në ndeshjen e pestë, e cila zhvillohet të mërkuren me 6 maj, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren./IndeksOnline/
