Një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në katin e dytë të një pallati banimi, në zonën e njohur si Porcelan.

Menjëherë pas raportimit, specialistët antieksploziv dhe forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje. Ka nisur këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve përreth, me qëllim zbardhjen e detajeve rreth incidentit.

Dyshimet paraprake sugjerojnë se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse. Policia pritet të dalë me një reagim zyrtar në orët në vijim, duke ofruar më shumë informacion mbi rrethanat dhe shkakun e saktë të kësaj ngjarjeje.