Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”.

“Gjykata Penale e Shkupit, për shkak të interesit të mediave për rastet që lidhen me sistemin “Safe City”, përkatësisht lëshimin e urdhër-padive për kundërvajtje të regjistruara në trafik, informon publikun se numri i qytetarëve dhe personave juridikë që nuk pranojnë përgjegjësinë për kundërvajtjen e kryer dhe nuk paraqesin ankesë në gjykatën kompetente, është ulur ndjeshëm në muajin e katërt, dhe në të njëjtën kohë, rastet pas ankesave të paraqitura më parë tashmë janë duke u përfunduar”.

“Kështu, në prill të vitit 2026, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit u paraqitën gjithsej 38 ankesa, përkatësisht kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje para gjykatës, nga të cilat 6 ishin ankesa nga persona juridikë dhe 32 ishin ankesa nga individë”, thuhet në njoftim.