Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar se është nisur për në Hagë, jo thjesht si udhëtarë, po si bartës të amanetit dhe vullnetit të një populli.
Përmes një postimi në Facebook, Gucati tha se bashkë me të është edhe bashkëluftëtari Ali Mejzinolli, në duart e të cilëve qëndron peticioni me 200 mijë nënshkrime, 200 mijë dëshmi gjallë, 200 mijë thirrje për drejtësi që do të dorëzohen në Gjykatën Speciale.
Ky është njoftimi i plotë i Gucatit:
Në rrugë drejt Hagës, bashkë me mikun e bashkëluftëtarin Ali Mejzinolli, jo thjesht si udhëtarë, po si bartës të amanetit dhe vullnetit të një populli.
Në duart tona mbajmë peticionin me 200 mijë nënshkrime, 200 mijë dëshmi gjallë, 200 mijë thirrje për drejtësi që do të dorëzohen në Gjykatën Speciale. Aty, ku sot po mbahen padrejtësisht ata që nuk u thyen kurrë, krerët e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.
Ky udhëtim nuk është vetëm për individët, por për mbrojtjen e pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Nuk mund të gjykohet liria. Nuk mund të pritet në pranga e vërteta e një kombi që u ngrit nga hiri për t’i dalë zot vatanit.
200 mijë nënshkrime janë 200 mijë goditje mbi padrejtësinë.
Liria ka emër, liria ka dëshmitarë, dhe populli i Kosovës nuk harron e as nuk dorëzohet. Drejtësia mund të vonojë, por ajo është e pashmangshme, sepse dielli nuk mbulohet me shoshë
Me kokën lart, për historinë tonë, për shtetin tonë, për çlirimtarët tanë!
