Klubi spanjoll Athletic Club Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit gjerman Edin Terzic si drejtuesin e ri të skuadrës së parë.
Terzic ka firmosur kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028, duke marrë kështu përgjegjësinë për të udhëhequr një nga klubet më tradicionale në futbollin spanjoll, shkruan Indeksonline
Emërimi i tij vjen si pjesë e strategjisë së klubit për të ndërtuar një projekt afatgjatë dhe konkurrues, si në La Liga ashtu edhe në garat evropiane.
Trajneri gjerman, i njohur për periudhën e tij te Borussia Dortmund, pritet të sjellë energji të re, disiplinë taktike dhe një stil modern loje në “San Mamés”. Ai ka fituar vlerësime për mënyrën se si zhvillon lojtarët e rinj dhe për fleksibilitetin e tij në aspektin taktik./Indeksonline/
🚨❤️🤍 OFFICIAL: Edin Terzić signs in as new Athletic Club manager, new chapter at Bilbao for the German coach.
Contract valid until June 2028. 🇩🇪 pic.twitter.com/a1yyxvLJwd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 5, 2026
