Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e Rexhë Brahimaj është ndaluar për 48 orë.

Në njoftimin zyrtar theksohet po ashtu se brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Po ashtu, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Q.S, i dyshuari për vrasjen, është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e sotëm.